Rreth Nesh

Trita Hospital Albania

Trita Hospital Albania eshte nje strukture shpitalore e mirefillte, e perkushtuar per te qene sa me prane njerezve me nje game te gjere sherbimesh shendetesore te specializuara. E vendosur ne qender te Tiranes, kjo na ben te aksesueshem per cdo pacient, duke qene ai rezident apo nderkombetar. Spitali eshte projektuar sipas standardeve evropiane per funksionimin dhe per te sjelle inovacione ne diagnostikimin, trajtimin e patologjive dhe ne nderhyrjet kirurgjikale me te avancuara.

Ne jemi lider ne fushen e mjekesise multidisiplinare dhe ofrojme sherbim per mbi 20 specialitete. Misioni yne eshte te ruajme jeten, vecanerisht duke vene theks ne kirurgjine onkologjike, per te bere Shqiperine nje pike kryesore referimi per trajtimin e kancerit dhe tumoreve te ndryshme. Trita Hospital ka ekspertizen e nevojshme per menaxhimin e kancereve te rralla dhe tumoreve komplekse, duke i trajtuar ato ne cdo faze te jetes se pacientit. Kujdesi ndaj pacienteve eshte i personalizuar ne menyre te plote, duke kombinuar inovacionin me nje qasje humane. Trajtimi eshte i rendesishem, por prioritet eshte edhe cilesia e jetes fizike, psikologjike dhe sociale.

Kirurget kombetare dhe nderkombetare, mjeket dhe infermieret e kualifikuar dhe te specializuar ne fushat perkatese luajne rol te rendesishem ne ofrimin e kujdesit ndaj pacientit. Mjekesia multidisiplinare ne spitalin tone perdoret ne menyre te persosur per te inkurajuar bashkepunimin midis specialisteve te ndryshem ne trajtimin e secilit pacient, duke siguruar nje kujdes maksimal ne menyre efektive.

Numri i larte i procedurave kirurgjikale te kryera, subspecializimet dhe trajnimet e vazhdueshme per te qene ne harmoni me metodat e fundit te trajtimit, lejojne kirurget tane te permiresojne gjithmone aftesite e tyre, duke qene sa me te kualifikuar ne ofrimin e sherbimeve te shkelqyera ndaj pacientit.

Trita Hospital eshte gjithmone e gatsheme te pergjigjet nevojave dhe kerkesave tuaja shendetesore.

 

Kirurgjia ne Spital

Misioni

Misioni i Trita Hospital eshte te ofroje nje kujdes shendetesor te shkelqyer dhe te specializuar per pacientet tane, duke u perkushtuar plotesisht per ruajtjen e jetes dhe mireqenies se tyre.

Lexo me shume

Vizioni

Vizioni i Trita Hospital eshte te krijoje nje bote te shendetshme dhe te sigurte, ku kujdesi shendetesor i shkelqyeshem eshte i arritshem per te gjithe.

Lexo me shume

Stafi Mjeksor

Stafi mjekesor i Trita Hospital perbehet nga profesioniste te kualifikuar dhe te perkushtuar, te cilet jane te gatshem te ofrojne kujdes te jashtezakonshem dhe te personalizuar per çdo pacient

Lexo me shume