EKO ABDOMINALE
Ekografia e barkut eshte nje procedure joinvazive qe perdoret per te vleresuar organet dhe strukturat brenda barkut. Kjo perfshin melçine, fshikezen e temthit, pankreasin, kanalet biliare, shpretken dhe aorten abdominale. Ekografia e barkut lejon vizualizimin e shpejte te organeve dhe strukturave te barkut nga jashte trupit. Mund te ekzaminohen gjithashtu enet kryesore te gjakut si Vena cava inferiore apo Aorta abdominale.
Eko abdominale realizohet:
- per te gjetur shkakun e dhimbjes se barkut,
- per te diagnostikuar dhe monitoruar semundjet tumorale dhe kanceroze ose ascitin (grumbullimin e likidit ne hapsiren abdominale).
- per te njohur shkakun e edemes se ndonje organi abdominal,
- per te gjetur ndonje demtim pas aksidenteve,
- per te pare guret ne fshikezen e temthit apo ne veshka
- per te vertetuar shkakun e alterimit te analizave te gjakut, siç jane testet e melçise apo te veshkave.