Sherbimet Mjeksore

SKANER

Ekzaminimi skanerik i njohur dhe si CT (Tomografi e kompjuterizuar) eshte nje procedure imazherie diagnostikuese qe perdor kombinimin e rrezeve X dhe teknologjise kompjuterike per te prodhuar imazhe te brendshme te trupit.
Fale teknologjise dhe software-it te avancuar, nje CT scan shfaq detaje me te hollesishme se nje grafi standarde, kjo sepse imazhet e brendshme te trupit shfaqen tre-dimensionale duke lejuar qe patologjia e pacientit te interpretohet hollesisht dhe me nivel te larte saktesie.

ekografia

Ku qendron diferenca e nje CT me dhe pa kontrast?

CT (skaner) mund te behet me apo pa kontrast. Kontrast i referohet nje substance e cila mund te merret nga goja, ose intravenoze e cila do te mundesoje imazhe me te qarta per tu interpretuar nga mjeku radiolog.

Pse kryhet nje CT scan?

Mjeku specialist mund t’ju rekomandoje te kryeni nje CT per arsyet e meposhtme:

  • 1.Diagnostikimin e crregullimit te muskujve dhe kockave, si tumoret apo frakturat e kockave
  • 2.Percaktimin e vendndodhjes se nje tumori, infeksioni apo mpiksjes se gjakut
  • 3.Udhezim te procedurave si kirurgji, biopsi apo terapite me rrezatim
  • 4.Zbulimi dhe monitorimi i patologjive te ndryshme

Ne Spitalin Trita realizohen ekzaminime skanerike per te gjitha pjeset e trupit, perkatesisht:

CT angiografi: angiografia nxjerr ne pah pengesat e venave qe ndalojne fluksin normal te gjakut, dhe rastet me te shpeshta perfshijne bllokimin e arteriet koronare, shpesh te bllokuara per shkak te aterosklerozes qe ekspozon pacientin ndaj angines dhe infarktit, venat periferike si ne rastin e arteriopatise periferike, emboli pulmonare, gjendje potenciale fatale, studimi i perfuzionit te organeve, sic ndodh ne angiografine renale. Kerkimi i origjines se nje hemorragjie, si ne rastin e aneurizmes cerebrale.

CT Osteoartikular: Ndersa nje grafi e thjeshte mund te zbuloje nje frakture ose nje problem tjeter lidhur me kockat, mjeku specialist ndonjehere perdor CT te kockave per me teper informacion dhe imazhe te qarta duke perfshire indet e buta dhe muskujt perreth kockave. Kjo procedure mund te ndihmoje gjithashtu ne diagnostikimin e kancerit te kockave.

CT i kokes: Nepermjet ketij ekzaminimi krijohet akses ne vleresimin e demtimeve te kokes, dhimbjes se rende te kokes, vertigove dhe simptomave te tjera te patologjive si aneurizma e arterieve cerebrale, hemoragjia cerebrale, iskemia cerebrale apo tumoret e trurit. Skanimi i kokes gjithashtu i vjen ne ndihme mjekut per te vleresuar sinuset paranazale, kockat e fytyres dhe te kokes ose per planifikimin e terapise rrezatuese per tumoret e trurit.

CT pulmonare: Nje CT e mushkerive i siguron mjekut radiolog imazhe te detajuara te mushkerive te pacientit. Nepermjet procedures mjeku identifikon patologji te pacientit ne rast kur konstaton se pacienti ka veshtiresi ne frymemarrje ose dhimbje ne gjoks. Neprmjet imazherise mjeku specialist mund te diagnostikoje semundje si kanceri i mushkerive, pneumoni, tuberkuloz.

CT e qafes: Procedura mund te zbuloje dhe diagnostikoje tumore ose mase ne qafe, rritje ose abnormalitete te tiroideve.

CT abdomen-pelvis: Mjeket e perdorin kete ekzaminim per te ndihmuar ne detektimin e semundjeve te zorreve te holla, kolonit dhe te gjithe organeve abdominale. Zakonisht perdoret per percaktimin e shkakut te dhimbjeve abdominale te pashpjegueshme. Skanimi eshte i shpejte, pa dhimbje, jo invaziv dhe i sakte. Shpesh perdoret edhe ne rastet e emergjencave mjekesore per te vleresuar hemorragjite intraabdominale te cilat jane edhe jete kercenuese.

CT e kolones vertebrale: Imazhet konsistojne ne strukturen e shtylles kurrizore, te eshtrave dhe indeve te buta te kolones vertebrale. Proceudra vjen ne ndihme per te vleresuar lendimin ne zone, te diagnostikoje disqet e dalura dhe te vleresoje zonen para nje nderhyrje kirurgjikale. Ne disa raste, mjeku mund te perdore imazherine per te vleresuar humbjen e kockave ne zone si rezultat i osteoporozes. Nje CT e kolones vertebrale mund te jete gjithashtu nje vlere e shtuar gjate nje biopsie ose procedure tjeter.

kontroll skaner

CT Bacini

Prane spitalit tone kryhet Skaneri i Bacinit, me nje rezolucion te larte, me pak radiacion,i rekomanduar per visualizimin e problemeve te ndryshme ortopedike, reumatologjike, trauma etj. Skaneri i Bacinit perdor low dose, arrihet maximumi i cilesise se imazheve dhe rindertimi i imazheve ne 3D.

Perdorimi i CT gjate shtatzanise

Nje CT ne nje grua shtatzene nuk paraqet rreziqe te njohura per femijen nese zona e trupit qe imazhohet nuk eshte barku ose legeni. Ne pergjithesi, nese nevojiten imazhe te barkut dhe legenit, mjeket preferojne te perdorin ekzaminime qe nuk perdorin rrezatim, si rezonance magnetike (MRI) ose ultratinguj. Megjithate, nese asnjera prej tyre nuk mund te jape pergjigjet e nevojshme, ose ka nje urgjence ose nje kufizim tjeter kohor, CT mund te jete nje alternative e pranueshme imazherike.