Çfarë është koliti ulçeroz?
* Koliti ulceroz është një sëmundje që shkakton inflamacion dhe plagë të quajtura ulçera, në mukozën e rektumit dhe zorrës. Ulçerat e krijuara nga dëmtimi i mukozës shkaktojnë hemorragji dhe prodhojnë mukus. Gjithashtu, një shenjë tjetër e inflamacionit të mukozës së zorrës është dhe diarrea (barkqitja)* Kur inflamacioni prek rektumin dhe pjesën e poshtme të zorrës kemi të bëjmë me proctit ulçerativ. Kur prek krejt zorrën e trashë kemi të bëjmë me sëmundjen pankolit.
* Koliti ulçeroz është i vështirë për tu diagnostikuar sepse simptomat janë të ngjashme me një tjetër çrregullim intestinal të quajtur sëmundja Crohn e cila në krahasim me kolitin ulçeroz shkakton inflamacion më të thellë të mukozës dhe prek pjesë të tjera të traktit tretës: zorrën e hollë, gojën, ezofagun dhe stomakun.Koliti ulçeroz mund të shfaqet në të gjitha grupmoshat. Zakonisht fillon midis moshës 15-30 vjeç dhe më pak i shpeshtë midis moshës 50-70 vjeç. Kjo sëmundje prek burrat dhe gratë.
* Faktori gjenetik luan rol pasi rreth 20% të rasteve kanë histori familjare lidhur me kolitin ulçeroz ose me sëmundjen Crohn.
Cilat janë shenjat e kolitit ulçeroz?
Shenjat më të shpeshta të kolitit ulceroz janë dhimbje barku dhe diarre me përmbajtje hemorragjike. Pacientët gjithashtu mund të shfaqin:* Anemi (prej daljeve të shpeshta me gjak);
* Lodhje (prej anemisë dhe diarresë);
* Humbje në peshë (prej daljeve të shpeshta diarreike);
* Humbje oreksi;
* Hemorragji rektale( gjak i pastër sikur ke prerë gishtin);
* Humbje të lëngjeve dhe mikroelementeve (prej diarresë);
* Elemente në lëkurë;
* Dhimbje të kyçeve;
* Probleme në rritje dhe zhvillim (zakonisht kur sëmundja shfaqet që në fëmijëri të hershme).
Rreth gjysma e pacientëve të diagnostikuar me këtë sëmundje kanë gjysmat e këtyre shenjave të sipërpërmendura. Të tjerët vuajnë nga temperatura e lartë, jashteqitja me përmbajtje hemorragjike, nauze dhe dhimbje të forta të barkut. Koliti ulçerativ gjithashtu mund të shkaktojë probleme të tjera si artrit, inflamacion të syve, sëmundje të mëlçisë dhe osteoporozë. Shkencëtaret mendojnë se këto komplikacione ndodhin si rrjedhojë e inflamacionit të shkaktuar nga sistemi imunitar. Disa prej problemeve zhduken kur koliti mjekohet.
Çfarë e shkakton kolitin ulçeroz?
Shumë teori ekzistojnë lidhur me shkakun e kolitit ulçeroz. Njerëzit me këtë sëmundje kanë anomali të sistemit imunitar, por doktorët nuk e dinë ende nëse këto anomali janë shkak apo rezultat i sëmundjes. Mendohet se sistemi imunitar i trupit reagon në mënyrë të parregullt ndaj baktereve të traktit tretës. Koliti ulçeroz nuk shkaktohet nga stresi emocional apo nga ndjeshmëria prej disa ushqimeve dhe produkteve të tyre, ndonëse këta faktorë mund të shkaktojnë shfaqjen e disa simptomave të sëmundjes.Si diagnostikohet koliti ulçeroz?
Disa teste mjekësore përdoren për të diagnostikuar kolitin ulçeroz.* Ekzaminimi fizik dhe historia mjekësore zakonisht janë hapat e parë.
* Ekzaminimet laboratorike të gjakut janë të nevojshme për të parë nëse pacienti ka anemi, e cila mund të shkaktohet nga hemorragjia në kolon ose rektum.
* Testet laboratorike mund të zbulojnë nivele të larta të rruazave të bardha të gjakut (leukocitet), të cilat indikojnë në praninë e një inflamacioni në trup.
* Ekzaminimi i feçeve gjithashtu mund të zbulojë praninë e rruazave të bardha në to, të cilat indikojnë për krijimin e sëmundjes së kolitit ulçeroz. Veç kësaj, ekzaminimi i feçeve mund të ndihmojë doktorin të zbulojë hemorragjinë dhe infeksionin në zorrë dhe rektum shkaktuar nga bakteret, viruset ose parazitët.
* Kolonoskopia është metoda më e imtësishme dhe më e sigurtë për diagnostikimin e kolitit ulçeroz dhe për përjashtimin e disa situatave të tjera si p.sh.: sëmundjen e Crohnit, sëmundjen divertikulare ose kancerin e zorrës. Gjatë ekzaminimit doktori merr material për biopsi në disa segmente të ndryshme të zorrës të cilat vlerësohen në mikroskop pas ngjyrimeve përkatëse, procedurë kjo, e cila ndihmon në përcaktimin përfundimtar të diagnozës.