Gastroenterologjia

SEMUNDJA ULCEROZE GASTRO-DUODENALE

ulcera-stomakut Semundja ulceroze gastro-duodenale nenkupton formimin e lezioneve ulceruese ne stomak e duodoen, por ato mund te formohen ne cdo pjese te tubit tretes. Lezioni ulceroz demton mukozen, por mund te depertoje te gjitha shtresat indore.

Shkaktaret e ulceres gastroduodenale
Ashtu si semundja e refluksit gastroezofageal edhe ulcera gastro-duodenale eshte nje semundje multifaktoriale. Shkaktaret me te shpeshte jane:
  • 1. Infeksioni me Helicobacter Pylori
  • 2. Perdorimi i shpeshte i antiinflamatoreve josteroide
  • 3. Stres i shkaktuat nga semundje kritike apo kronike
  • 4. Te pasurit e familjareve me ulcer gastroduodenale
  • 5. Individe te grupit te gjakut 0
  • 6. Perdorimi i duhanit (veshtirson sherimin), i alkoolit (demton membranen)
  • 7. Dieta - ndonese nuk ka studime qe e mbeshtesin, shuimica e pacienteve kane dispepsi apo veshtiresi ne tretje nga ushqime si ato pikantet, kafe, caj, pije me gaz, etj.
  • 8. Gjendje qe shoqerohen me hipersekretim te acidit gastrik si p.sh Sindroma Zollinger-Ellison
  • 9. Infeksione virale si citomegalovirus
  • 10. Kemioterapia apo Radioterapia
  • 11. Semundje Infiltruese si Semundja Crohn's, apo semundje te tjera kronike qe mund te predispozojne krijimin e ulceres si: Cirroza, Insuficenca Renale Kronike, Semundje Pulmonare Obstruktive Kronike, Semundje Kardiovaskulare
Mekanizmi i formimit te ulceres

Ulcera krijohet si pasoje e efektit gerryes te acidit ne mukoze, por qe kjo te ndodhe duhet qe:
  • 1. mukoza te mos jete ne gjendje ti rezistoje ketij efekti
  • 2. efekti gerryes i lengut ti kaloje kufijte e forcen mbrojtese te mukozes

Stomaku ka disa mekanizma mbrojtje ndaj formimit te ulceres si:
  • 1. prodhimi i mukusit dhe bikarbonateve
  • 2. qelizat epiteliale te stomakut te lidhura fort me njera tjetren me ane te "tight junctions"
  • 3. nen shtresen e qelizave epiteliale kemi nje shtrese te holle enesh gjaku te cilat ruajne integritetin e barrieres se stomakut, si dhe i japin mundesi qelizave te rigjenerohen me shpejt ne raste demtimi

Shenjat klinike
  • 1.Dhimbja gastrike (e hasim ne 40% te pacienteve)
  • - nuk eshte gjithmone e pranishme, ndonjehere ulcera zbulohet me ane te ekzaminimeve endoskopike, ndonese pacienti nuk referon per dhimbje
    - mund te vazhdoje edhe kur lezioni eshte sheruar
    - dhimbja zakonisht ka natyre djegese, gerryese, dhe eshte e lokalizuar ne epigaster
    - dhimbja zakonisht fillon 2-3 h pas ushqimit
    - qetesohet kur pacienti gelltit ushqime ose antiacide
    - ndonjehere dhimbja i zgjon pacientet nga gjumi naten, ndersa ne mengjes nuk kane dhimbje
    - dhimbja mund te vazhdoje per periudha ditore ose javore e me pas pacientet kane peridha pa dhimbje
    - dhimbja mund te shoqerohet me hiperfagi e shtim ne peshe (duke qene se ushqimi qetson dhimbjen), por ne disa raste mund te shoqerohet dhe me anoreksi e dobesim te pazakonte
    - dhimbjen ne pacientet me ulcere gastroduodenale me shpesh e hasim ne pranvere e vjeshte, arsyet per kete jane te panjohura
  • 2. Shume paciente vijne ne urgjence me komplikacione si hemorragjia apo perforacion pa pasur shenja klinike me pare kjo zakonisht ndodh ne pac qe perdorin antiinflamatore josteroide vecanerisht te moshuar
  • 3. Simptoma te tjera perfshijne te perzierat, te vjellat
Tipare Laboratorike te ulceres gastroduodenale:
Ne gjakun periferik mund te vihet re nje ulje e eritrociteve, ne raste komplikacionesh mund te kemi dhe ndryshime te vlerave te eritrosedimentit.
Ne raste te ulcerave severe mund te kemi gjak okult ne fece.
Ajo qe ben diferencen midis ulceres beninje dhe malinje eshte biopsia.

Diagnoza e ulceres gastroduodenale


2 metodat kryesore te perdorura per diagnozen e ulceres gastroduodenale jane:
  • 1.Radiografia gastroduodenale
  • - perdoret me rralle sepse eshte me pak e ndjeshme se endoskopia dhe sepse nuk jep mundesine e marrjes se biopsise
    - ka vlere ne diagnostikimin e komplikacioneve
    - mund te behet me kontrast ose me kontrast te dyfishte (me efektive)
    - mund te shohim plika mukoze te rregullta, edematoze, konvergjente ne kraterin e ulceres
  • 2.Endoskopia e stomakut
  • - nuk ka nevoje per radiografi gastroduodenale per mbeshtetje diagnoze
    - ulcera duket si nje lezion diskret, i thelluar ne mukoze, me baze te bardhe
    - buzet e ulceres jane edematoze, te rregullta, te inflamuara, plikat konvergojne ne krater
    - ulcerat malinje gjenden me shume ne stomak e kane karakteritika te kunderta, megjithate ato mund te jene te pranishme dhe kur endoskopia tregon per lezione beninje (apo dhe e kunderta)
    - ky ekzaminim ofron mundesine e marrjes se materialit per biopsi
Diagnoza diferenciale duhet bere me:
• tumoret gastrointenstinale
• semundja Crohn
• semundja ishemike e zemres
• semundjet pumonare
• neoplazite e stomakut
• neoplazi te pankreasit
• kolecistiti
• pankreatiti
• semundja e refluksit gastroezofageal

Mjekimi i semundjes ulceroze gastroduodenale
Pavarsisht shkakut kryesor duhet bere ne cdo rast mjekimi ndaj Helicobacter Pilori

Medikamentet me te perdorur jane:
  • 1.Antagoniste te receptoreve histaminike (anti H2) si: cimetidina (tagamenti), ranitidina (zantaku), famotidina (pepcidi), nizatidina (aksidi)
  • • keto medikamente absorbohen mire dhe nuk demtohen nga marrja e ushqimeve
    • eleminohen me rruge hepatike e renale
    • merren ne forme orale ose intravenoze
    • kur perdoren ne darke japin shume efekt ne uljen e sekrecionit acid gjate nates
    • rezultate te sherimit ne 4-6 jave te ulceres duodenale 70-80%; por 55-65% ne ulceren e stomakut
    • efektet anesore (sidomos kur jepen ne menyre intravenoze) perfshijne bradi/takiaritmi, hipotension, dhimbje koke, pergjumje, depresion, gjendje konfuzionale
  • 2.Frenues te pompes protonike (PPI)
  • • ulin sekrecion e stomakut
    • ekzistojne 5 klasa: omeprazoli, esomeprazoli, lanzoprazoli, pantoprazoli, rabeprazoli (nuk ka ndryshim ne efikasitet midis tyre)
    • jane medikamentet me te efektshme ne frenimin e aciditetit
    • treten dhe perthithen mire
    • ushqimi mund ta zgjase kohen e absorbimit, por nuk ul perqendrimin plazmatik, prandaj eshte me mire qe keto ushqime te meren para ushqimit; nese merret vetem 1 doze me mire ne mengjes
    • metabolizohen ne hepar, ekskretohen ne urine
    • trajtimi edhe i Helicobacter Pylori njekohsisht e rrit efikasitetin, por mekanizmi nuk dihet mire
    • perdorimi i tyre 1 here ne dite ka sjelle kurim te ulceres duodenale 80-100%, pas 4-8 javeve dhe 70-80% per ulceren gastrike
    • rralle kane efekte anesore serioze, ato me te shpeshta jane: dhimbje koke, marrje mendsh, diarre
    • ndonese ne shmicen e rasteve periudha e trajtimit me frenues te pompes protonike eshte e shkurter, ne disa raste te vecanta si: gjendje hipersekretore, perdorimi i detyruar i antiinflamatoreve josteroide, apo semundjeve te tjera qe shoqerojne semundjen ulceroze, perdorimi i tyre mund te jete shume i gjate
    • mjekimi i gjate nuk jep efekte anesore
  • 3. Antibiotiket
  • • me te perdorurit jane: klaritromicina, amoxicillina, metronidazol
    • rekomadohet kombinimi: klaritromicine/amoxicilline ose klaritromicine/metronidazol, per 10 dite
    • shpesh perdoren terapi treshe: me 2 antibiotike + nje frenues te pompes protonike
    • ne raste te rezistences bakteriale mund te perdoret dhe “terapi katershe” : me 2 antibiotike (si psh. metronidazol e tetracikline) + 1 frenues te pompes protenike + bismuth subsalicilat
    • keto skema kane efikasitet sherues 95%
  • 4. Mjekimi me citoprotektore, ketu perfshijme medikamente si:

  • a) Sukralfati, i cili eshte nje citoprotektor qe permban alumin hydroksidat
    • ka aftesi te vogla neutralizuese te acidit se stomakut
    • ngjitet me kraterin ulceroz duke e mbrojtur nga veprimi i metejshem gerryes
    • rrit sekrecionin e prostaglandinave, stimulon prodhimin e bikarbonateve, lidh kriperat biliare, nxit EGF (faktorin epidermal te rritjes), nxit angiogjenezen
    b) Bismuthi subsalicilat dhe koloidal, i cili perdoret gjeresisht ne trajtimin e diarreve, por edhe ne crregullimet e tretjes
    • mendohet se formon nje miksture me mukusin duke krijuar nje “veshje” per kraterin ulceroz
    • rrit nivelin e prostaglandinave dhe bikarbonateve
    • ka dhene rezultate te mira ndaj Helicobacter Pilori
    c) Prostaglandinat, jane substanca qe perfitohen dhe ne menyre natyrale ne trupin tone, te marra si medikamente kane shume efekte perfituese si:
    • frenojne sekrecionin acid te stomakut e njekohesisht stimulojne edhe mukusin te pasur me bikarbonate
    • rrisin fluksin e gjakut ne mukozen e stomakut
    • perdoren sidomos tek pacientet qe kane rrisk te larte per zhvillim ulcere nga perdorimi kronik i antiinflamatoreve josteroide

Nderlikimet e semundjes ulceroze

  • 1.Stenoza apo ngushtimi i rajoneve sic jane: segmentet antrale, pilorike e bulbare deri ne masen qe veshtirson kalueshmerine e solucioneve ushqimore, duke shkaktuar obstruksion, pra, bllokim te lumenit gastrik dhe retension apo kthim mrapsht te ushqimeve
  • 2. Tumoret, te cilat mund te jene:
  • • beninje: sic jane polipet adenomatoze
    • malinje: sic jane karcinoma gastrik, karcinoma e kokes se pankreasit apo limfoma
  • 3. Inflamacioniet, ku perfshijme:
  • • kolecistiti apo inflamacion i fshikezes se temthit
    • pankreatiti akut
    • enteriti apo inflamacion i zorreve
  • 4. Perforimi apo gerryerje e te gjithe trashesise se murit te stomakut apo duodenit dhe depertim i lezionit ulceroz ne indet apo organet fqinje, derisa ne disa raste krijon nje komunikim te lire midis lumenit digjestiv dhe kavitetit abdominal.
  • 5. Hemorragjia Gastrointenstinale, gjakderdhje nga vendi i ulceres, pasoje e depertimit te saj ne zona te murit gastrik qe jane shume te vaskularizuara.