Semundja e refluksit gastroezofageal eshte termi klinik qe i referohet refluksit gastroezofageal qe shkakton demtime te indeve (ezofagitis) ose simptoma klinike (djegie restrosternale).
Trakti gastrointenstinal eshte i pajisur me disa barriera anti-refluks te cilat e mbrojne ate nga refluksi dhe semundja e refluksit gastroezofageal. Tek keto barriera perfshijme:
- 1. Sfinkterin e poshtem ezofageal, i cili sherben me se shumti si nje pengese anatomike ndaj rikthimit mrapsht te perberjes se stomakut.
- 2. Pastrimi i acidit nga ezofagu - ndryshe nga stomaku, ezofagu ka mekanizma te ndryshem mbrojtes te cilet neutralizojne mjedisin.
- 3. Rezistenca e epitelit te ezofagut - ezofagu eshte i veshur nga shtresa te ndryshme qelizore si dhe me mukus te cilat ndihmojne gjithashtu ne rezistencen ndaj refluksit.
- 4. Sfinkteri i siperm ezofageal, i cili gjithashtu sherben me se shumti si nje pengese anatomike ndaj refluksit.
Shkaku/Etiologjia e Semundjes se refluksit gastroezofageal
Semundja e refluksit gastrointenstinal eshte nje semundje multi-faktoriale e cila ka shume shkaktare. Per ti kuptuar ato me mire shkaktaret e semundjes se refluksit gastroezofageal i ndajme ne 4 kategori.
- 1) Nga disfunksioni i sfinkterit te poshtem ezofageal - kjo mund te jete e lindur, mund te shkaktohet nga pergjigje te ndryshme neuronale te fituara gjate jetes (si p.sh mbistimulim i nervit vagus) apo mund te jete efekt anesor i disa medikamenteve si p.sh nga grupi i medikamenteve beta-bllokues, teofilina, morfina, meperidine, diazepami, medikamente te klases se barbiturateve, etj. Ushqime si p.sh ato te pasura ne yndyrna, cokollatat, alkooli, apo edhe mentet gjithashtu ndikojne ne disfunksionin e sfinkterit te poshtem ezofageal.
- 2) Hernia hiatale - hernia hiatale eshte nje patologji e traktit gastrointenstinal ku pjesa proksimale e stomakut futet nepermjet hapjes se diafragmes duke u diferencuar ne kete menyre nga pjesa tjeter e stomakut. Kjo gjendje prish bashkeveprimin midis sfinkterit te poshtem dhe diafragmes si dhe pengon zbrazjen e ezofagut gjate gelltitjes duke favorizuar keshtu refluksin.
- 3) Demtimi i pastrimit te acidit nga stomaku - mund te jete pasoje e disfkunksionit te peristaltikes (shpesh vjen nga nje shkak nervor) ose nga ulja e salives (shpesh vjen nga perdorimi i tepruat i alkoolit, duhanit, mund te gjendet ne pacientet me sindromen Sjorgen, mund te vija nga radioterapia ne kavitetin oral apo dhe si efekt anesor i medikamennteve te ndryshme)
- 4) Vonese ne zbrazjen gastrike - mund te vije nga nje bllokim ne zbrazjen gastrike (pasoje e nje ulcere, neoplazie apo nga nje shkak neurogjenik) ose pasoje e dietes me permbajtje te larte yndyrore, alkoolit, etj. Vonesa ne zbrazjen gastrike haset me shpesh ne personat mbi 50 vjec.
- 5)Rritje te pres intraabdominal - mund te shkaktohet nga rrobat e ngushta (korse, rripa), dieta (ngrenie e tepert, pijet me gaz), obeziteti, shtatzania, ushtrimet fizike
- 6) Hipersekrecioni gastrik - mund te vije pasoje e stresit (trauma, nderhyrje kirurgjikale, menyra e jeteses), duhani, alkooli, medikamentet e ndryshme, dieta, etj.
Shenjat klinike te semundjes se refluksit gastroezofageal
- 1) Djegja retrosternale sidomos pas ushqyerjes masive, hiperkalorike, me sh yndyrna dhe gjate qendrimit shtrire
- 2) Regurgutacioni (kthim i ushqimit ne goje)
- 3) Gromesirat
- 4) Dispne paroksistike nokturne - dispne akute (veshtiresi ne frymemarrje) qe e zgjon pacientin nga gjumi, shoqerohet me kolle te forte. Nderpritet pas disa kollitjeve. I dedikohet aspirimit te lengut acid te stomakut
- 5) Dhimbje
- 6) Hemorragi nga pjesa e siperme e traktik gastroezofageal
- 7) Disfagi apo veshtiresi ne gelltitje
Mjekimi i semundjes se refluksit gastroezofageal
- 1) Medikamente te klases se inhibitoreve te pompes proteinike (PPI) si omeprazoli, pantoprazoli,
rabeprazoli, esmoprazoli
• ulin sekrecionin acid te stomakut
• zakonisht jepen te ndare ne dy doza, nje ne mengjes dhe nje ne darke para buke
• simptomat zhuken 2-3 dite pas fillimit dhe nuk rishfaqen gjate perdorimit
• sherimi ka ndodhur 4,5 javeve ne 60-70% te rasteve dhe ne 8 jave ne te gjitha rastet, nje pjese e pacienteve i marrin per disa vite me rradhe keto medikamente e te tjere gjate gjithe jetes
• nuk kane efekte anesore - 2) Medikamente te klases se antagonisteve te receptoreve H2 - keto kane efekt antisekretor me te dobet
- 3) Medikamente prokinetike, pra qe permisojne peristaltiken dhe shpejtojne zbrazjen e stomakut si motilium, domperidone, etj
Keshilla per stilin e jeteses ne paciente me refluks gastroezofageal:
- Te ndjekin nje diete hipokalorike, pa yndyrna te teperta, por te pasur me protiena
- Te mos marrin sasi te medha ushqimi para gjumit
- Te perdorin 2 jastike ne shtrat
- Te shmangin duhanin,alkoolin, kafen
- Te shmangin medikamente si valiumi
- Te shmangin perdorimin e antiacideve ne forme xheli, sepse mund ta perkeqsojne refluksin