Sherbimet Mjeksore

Krizat Epileptike dhe Epilepsia

Shumë individë besojnë se është shumë e thjeshtë që të përshkruhet një krizë epileptike: dikush papritur e pa kujtuar lëshon një klithmë, humbet vetëdijen, kafshon eventualisht gjuhën dhe shembet për dhe. Mban frymën dhe bëhet i zbehtë, pastaj shtangohet dhe për njëfarë kohe e zënë ngërçet në këmbë e në duar, derisa nga molisja të mos bjerë në një lloj gjumi të thellë. Pas kësaj, sipas rrethanave, ai do të ankohet për plogështi/apati, dhimbje koke, marramendje, pezmatim muskujsh, ndërsa ndonjëherë do të vijë edhe te ndonjë rrjedhje e pavullnetshme urine.

Cardiovascular Picture

Krizat Epileptike dhe Epilepsia

✔ Krizat epileptike janë çrregullime të trurit në bazë të shkarkimeve vazhdimisht në rritje të qelizave nervore.

✔ Epilepsitë janë kriza të përsëritura epileptike pa një arsye të dukshme për çastin e manifestimit. Ekzistojnë më shumë se dhjetë forma të krizave epileptike dhe shumë më tepër forma të epilepsive, kjo edhe për faktin se ato mund të shfaqen në kombinacion me forma të ndryshme krizash. Sipas rregullit, secili individ i prekur ka vetëm një formë të epilepsisë me një deri në tri forma të krizës. Intervalet kohore midis krizave të veçanta mund të variojnë midis sekondave dhe viteve, madje edhe dekadave.

✔ Fjala epilepsi rrjedh nga greqishtja dhe do të thotë të jesh i atakuar, të jesh i rrëmbyer ose të jesh i kapluar ose i sulmuar prej diçkaje. Deri në mesjetë epilepsitë i quanin, në mes tjerash, edhe “Morbus sacer” ose “sëmundja e shenjtë”, duke i dhënë kësisoj një status të veçantë të cilin ndonjëherë ato e gëzojnë edhe sot e kësaj dite.

Format e Krizës

Shumë individë besojnë se është shumë e thjeshtë që të përshkruhet një krizë epileptike: dikush papritur e pa kujtuar lëshon një klithmë, humbet vetëdijen, kafshon eventualisht gjuhën dhe shembet për dhe. Mban frymën dhe bëhet i zbehtë, pastaj shtangohet dhe për njëfarë kohe e zënë ngërçet në këmbë e në duar, derisa nga molisja të mos bjerë në një lloj gjumi të thellë. Pas kësaj, sipas rrethanave, ai do të ankohet për plogështi/apati, dhimbje koke, marramendje, pezmatim muskujsh, ndërsa ndonjëherë do të vijë edhe te ndonjë rrjedhje e pavullnetshme urine. Ky përshkrim i përshtatet një forme të shpeshtë të krizave epileptike (të ashtuquajturës krizë grand-mal, ose krizë e përgjithshme toniko-klonike), mirëpo kjo formë krize është vetëm njëra nga të shumtat dhe jo më e shpeshta. Krizat epileptike mund të kenë pamje shumë të llojllojshme. Ato mund të manifestohen pa klithje dhe alivani, pa shtangim, kafshim gjuhe ose rrëzim për dhe, pa zbehje dhe ngërçe. Ato mund të jenë aq të pafajshme e tinëzare sa as i prekuri vetë nuk kupton ndonjë gjë prej saj, as laikëve joprofesionalë të pranishëm nuk u bie në sy ndonjë gjë e pazakontë kur u bie të vëzhgojnë direkt një krizë të tillë. E vetmja shenjë e një krize të tillë epileptike mund të jetë një humbje përqendrimi prej 5 deri 10 sekondash, ose një dridhje e shkurtër e njërit krah.

Një Definicion i Përgjithshëm

Një përshkrim me vlerë të përgjithshme dhe për të gjitha format e krizave epileptike mund të tingëllonte kësisoj: krizat epileptike janë ndryshime të befasishme, relativisht afatshkurtra të vetëdijes, procesit mendor, sjelljes, kujtesës, ndjeshmërisë dhe perceptimit ose tendosja e muskujve për shkak të një çrregullimi funksional të përkohshëm të qelizave nervore në tru, të cilat gjithnjë e më shumë dhe duke eskaluar shkarkohen elektrikisht mbi njëra-tjetrën. Ky definicion, ndonëse i vërtetë, është shumë i gjatë për ta mbajtur mend dhe për ta përdorur në jetën e përditshme. Për këtë shkak, krizat epileptike mund të definohen në mënyrë të thjeshtësuar edhe si shfaqje të një çrregullimi të përkohshëm të qelizave nervore, me ç’rast efektet do të varen nga fakti se cilat detyra i ushtrojnë normalisht qelizat nervore pjesëmarrëse.

Shenjat e Një Krize Epileptike

Secila qelizë nervore dhe secili bashkim qelizash nervore në tru mund të jetë epileptik, gjë e cila bën që ato të jenë të çrregulluara ose të penguara për të ushtruar aktivitetin e tyre normal. Nëse janë përgjegjëse qelizat për perceptimin e aromës, vjen deri te çrregullimi i nuhatjes; nëse do të ishin ato që janë përgjegjëse për shikimin, mund të vijë, për shembull, deri te perceptimi i shkreptimave ose ngacmimeve të tjera ndriçuese. Nëse ato janë aktiviste të kujtesës, kjo do të shprehet përmes një çrregullimi në mësim, ose eventualisht edhe në një ndërprerje vetëdijeje me një hapësirë boshe të qëndrueshme në memorie pas saj.

Simptomat e Epilepsisë

Krizat epileptike manifestohen kryesisht nga:

  • Konvulsione dhe dridhje në krahë dhe këmbë dhe hapje dhe mbyllje e shpejtë e syve ose dridhje në sy që duket se kthehen
  • Mpiksje sikur rryma po kalon nëpër trup
  • Dëmtime të shikimit, nuhatjes dhe dëgjimit
  • Vështirësi në të folur dhe çrregullime të të folurit, konfuzion gjuhësor
  • Mospërmbajtje urinare ose fekale

Kriza mund të jetë atonike, domethënë, lidhet me mungesën e plotë të tonit muskulor ku pacienti bie fjalë për fjalë në tokë. Sjellja e një njeriu epileptik nga një tjetër epileptik është shumë e ndryshme, pasi simptomat lidhen me zonën e trurit që është prekur. Gjithashtu, një konvulsion mund të shoqërohet me humbje të vetëdijes. Janë regjistruar sjellje të çuditshme si shikimi në pafundësi, imitimi i lëvizjes së përtypjes, ecja në mënyrë rrethore, edhe kështu në vazhdim. Epilepsia mund të shfaqet edhe gjatë gjumit, gjatë fazës REM, si një çrregullim të vëmendjes që fokusohet në lobin frontal.

Krizat dhe Epilepsia

Shprehja “krizat epileptike” është një emërtim i përbashkët që mund të përfshijë sëmundje krejtësisht të ndryshme. Te shumë njerëz, madje edhe me metodat që kemi sot në dispozicion, nuk gjenden shkaqe të prekshme për krizat e tyre. Jo çdo individ me një ose me më shumë kriza epileptike mund të ketë medoemos një epilepsi. Kësisoj, krizat epileptike mund të shfaqen pothuajse tek çdo njeri tek i cili, për shembull, është zhvilluar një qelbëzim i trurit (i ashtuquajturi absces i trurit), që ka pësuar një lëndim të rëndë të kokës, truri i të cilit nuk është furnizuar mjaftueshëm me oksigjen, ose që ka marrë një mbidozë të medikamenteve të veçanta.

Edhe pse në rastin e një persistence ose një përsëritjeje të këtyre rrethanave mund të vijë gjithashtu edhe te përsëritja e krizave, personat e prekur nuk kanë epilepsi. Për një epilepsi do të flitet kryesisht pas më së paku dy krizash epileptike në një interval prej së paku 24 orësh, për të cilat nuk gjendet ndonjë shpjegim i dukshëm për çastin e manifestimit, që do të thotë se janë paraqitur spontanisht.

Diagnoza dhe Trajtimi i Epilepsisë

Diagnoza bëhet – të paktën fillimisht – nga një neurolog. Madje ka edhe neurologë të specializuar në epilepsi (epileptologë). Diagnoza fillon nga historiku i detajuar mjekësor. Zakonisht nevojiten teste shtesë si elektroencefalogrami (EEG) si dhe skanimi MRI.

Trajtimi mund të përfshijë ilaçe antiepileptike, kirurgji, ose metoda të tjera si vendosja e një stimuluesi të nervit pneumogastrik ose dieta ketogjenike.