Sherbimet Mjeksore

Sulmi kalimtar ishemik

Infarkti i trurit renditet në vendin e katërt të shkaqeve të vdekshmërisë. Paraqet njërën prej sëmundjeve që krijon barrë të rëndë personale, sociale dhe ekonomike. Në raste të caktuara, manifeston ca shenja paralajmëruese. Po t’u kushtohet atyre rëndësi, mund të parandalohet!

Cardiovascular Picture

Infarkti i Trurit

“Sulmi kalimtar iskemik” paraqet gjendjen në të cilën ankesat që besohen të kenë ndërlidhje me qarkullimin e gjakut në tru apo palcën e kurrizit paraqiten në mënyrë të befasishme dhe të papritur, zgjasin më pak se 24 orë dhe nuk lënë pasoja afatgjata te individi. Kjo gjendje nënkupton që për çfarëdo qoftë arsyeje, një pjesë e trurit apo e palcës së kurrizit mbetet pa furnizim adekuat të gjakut. Gjatë kësaj periudhe zhvillohen simptomat gjegjëse, mirëpo më vonë për shkak të rivendosjes së qarkullimit të gjakut në atë pjesë, simptomat zhduken dhe nuk shkaktohen pasoja të përhershme as në masën trunore, as në funksionimin e personit gjegjës.

Simptomat Kryesore

Simptomat kryesore me të cilat individët paraqiten në spitale dhe që sugjerojnë për një sulm të mundshëm iskemik janë:

  • Problemet me të parët, sidomos errësimi i plotë apo i pjesshëm i pamjes në njërin sy;
  • Vështirësia në të folur, që mund të shfaqet në formën e pamundësisë së të shprehurit të qartë, pamundësinë për t’i shqiptuar fjalët apo për ta kuptuar të folurit e tjetërkujt;
  • Humbja e kujtesës, sidomos për ngjarjet e ndodhura rishtas, orëve të fundit, e shoqëruar me gjendjen e hutisë apo të çorientimit;
  • Mpirja apo humbja e fuqisë (paraliza) në njërën gjysmë të trupit;
  • Marramendja, mundimi i lukthit, vjellja, humbja e stabilitetit gjatë ecjes, vështirësia në kryerjen e lëvizjeve të njëpasnjëshme me duar, si p.sh. të shkruarit apo veshja.

Në rastin kur një individ paraqitet me këto ankesa, ne nuk mund të dimë nëse simptomat do të jenë të natyrës kalimtare dhe të përkohshme. Prandaj, procedojmë menjëherë me realizimin e një incizimi radiologjik të trurit për të konstatuar nëse kemi territore të trurit që janë të kanosur nga iskemia (furnizimi i çrregulluar me gjak), apo nëse bëhet fjalë për ndonjë lezion të natyrës tjetër në sistemin nervor.

Hulumtimet Që Duhen Bërë Për Eliminimin e Rrezikut

Në cilindo variant të zhvillohet ngjarja, ne jemi të obliguar që ta studiojmë në detaje shkaqet që mund të kenë sjellë në këtë gjendje. Njëri prej shkaqeve kryesore dhe më të shpeshta është ateroskleroza e enëve të mëdha të gjakut në qafë. Deponimi i elementeve të gjakut dhe i yndyrnave në murin e enëve të gjakut shkaktojnë ngushtimin gradual të kanalit të arteries. Ky ngushtim kohë pas kohe nuk lejon qarkullimin e gjakut nëpër arterie dhe rrjedhimisht në pjesët që mbeten përtej ngushtimit nuk kemi furnizim adekuat me gjak.

Faktet Që Duhet T'i Keni Parasysh Për Sulmin Kalimtar Iskemik

  • Shpeshtësia e paraqitjes së sulmit kalimtar iskemik vlerësohet të jetë 4 raste në 10,000 banorë.
  • Gjasat për paraqitje shtohen me përparimin e moshës.
  • Llogaritet se 15% e infarkteve të trurit paraprihet nga një sulm kalimtar, paralajmërues.
  • Rreziku për infarkt të trurit pas një sulmi kalimtar iskemik është 4% pas 2 ditësh, 8% pas 30 ditësh dhe 9% pas 90 ditësh.

Njihni Simptomat e Goditjes në Tru dhe Reagoni URGJENT!

  • Dobësi në gjymtyrë ose paralizë në njërën anë të trupit
  • Njolla të errëta në njërin ose të dy sytë, shikim i zvogëluar ose shikim i dubluar
  • Dhimbje koke e papritur/e fortë
  • Vështirësi në të folur

Sipas të dhënave nga Shoqata Amerikane për goditjet në tru, çdo katër sekonda një person përjeton goditje në tru dhe çdo 40 minuta një person vdes nga i njëjti shkak.

Çfarë Është Goditja në Tru?

Goditja në tru është një gjendje e ishemisë akute të sistemit nervor qendror, e cila ndodh për shkak të ndërprerjes ose reduktimit të qarkullimit intracerebral. Kjo ndodh për shkak të shfaqjes së trombozës, embolisë ose spazmës ose gjakderdhjes së enëve të gjakut arterial, e cila përfundimisht çon në ulje të qarkullimit në varësi të zonës së vaskularizimit dhe shkakton dëmtim të indit të trurit.

Faktoret e Rrezikut Për Goditje në Tru

Faktorët modifikues përfshijnë ruajtjen e presionit normal të gjakut, kontrollin e diabetit, ndërprerjen e duhanit, dhe kontrollin e kolesterolit. Faktorët jo-modifikues përfshijnë moshën mbi 55 vjeç, historinë familjare, dhe disa çrregullime gjenetike.

Trajtimi dhe Ndërhyrjet Mjekësore

Koha është thelbësore për trajtimin e goditjes në tru. Në mjekësinë moderne, kriza e riperfuzionit brenda 60-120 minutave të para nga shfaqja e simptomave ka një rëndësi të madhe për trajtimin e suksesshëm.

Goditja ishemike ndonjëherë mund të paraprihet nga një sulm kalimtar iskemik (TIA), i cili mund të zgjasë më pak se 24 orë dhe nuk lë pasoja të përhershme.