Etiologjia
Në pjesën më të madhe të rasteve, gati deri në 70% të tyre shkaktohet nga RSV (Virusi Respirator Sincicial). Shkaktarë të tjerë të mundshëm jane dhe viruset e Parainfluenzae, Adenoviruset, Haemophvlus Influenzae, baktere si Streptokoku Pneumonie etj. Mënyra e transmetimit është përmes rrugës aerogene, pra nga spërklat e pështymës, kollitja, tështimat apo përdorimi I të njëjtave lodra, të fëmijët në cerdhe,kopshte, pasi virusi jeton disa orë edhe në sipërfaqe të pobjekteve, sendeve.Cilat janë shenjat klinike të një bronkioliti?
Klinikisht bronkioliti fillon me shenja të një infeksioni viral të rrugëve të sipërme respiratore të tilla si: rrufë, kollë, pak temperaturë dhe shumë shpejt pasohet nga fishkëllimat dhe vështirësia në frymëmarrje.Në format e rënda shenjat klinike përkeqësohen brenda disa orëve dhe frymëmarrja bëhet e vështirësuar, me tirazh, e cianozë. Vihen re thellime ne hapësirat ndërbrinjore, frymëmarrja bëhet me ndihmën e muskujve abdominalë. Frekuenca respiratore shpeshtohet dhe mund të kalojë mbi 60/ min, saturimi I oksigjenit < 90% ( në ajër dhome).
Janë disa faktorë, të ashtuquajtur faktorë risku, të cilët mund të rëndojnë situatën, të tilla si:
• mosha e vogël e fëmijës
• prematuriteti
• frekuentimi I cerdheve, kopshteve • duhanpirja nga ana e prindërve
• prania e patologjive të tjera shoqëruese si psh imunodeficencat, problemet kardiopulmonare.
Si diagnostikohet bronkioliti?
Diagnoza është kryesisht klinike, në simptomatikat që fëmijët shfaqin. Megjithatë ndihmon hemograma, e cila mund të ketë nga vlera normale deri në rritje të leukociteve. Radiografia e pulmonit mund të tregojë një mbiajrim të toraksit , zgjerim të hapësirave ndërbrinjore, ulje të diafragmës. Matja e gazeve ne gjak dhe Ph është e rëndësishme për të vlerësuar gravitetin e sëmundjes.Si trajtohet?
Trajtimi mbetet i lidhur ngushtësisht me situatën, rëndesën e saj dhe mbivendosjes ose jo të një infeksioni bakterial. Në format e lehta, terapia është simptomatike, me antipiretikë për të ulur temperaturën, me terapi me aerosol apo lavazh nasal , sipas nevojave të fëmijës. Ndërsa në format më të rënduara apo në moshat shumë të vogla të fëmijëvë kërkohet edhe hospitalizimi, aksesi IV, monitorimi i gjëndjës së fëmijës, gjithmonë në varësi të gjykimit klinik të mjekut.Këshilla për prindërit
• Është e rëndësishme që të perpiqeni të shmangni ambientet e mbipopulluara, të paajrosura mirë apo kontaktet e afërta me të sëmurë, vecanërisht për fëmijët 0-3 mujash.• Të realizohet sipas nevojës lavazhi I hundës me solucion fiziologjik. Të realizohet terapia me aerosol vetëm me solucon fiziologjik apo me preparate sipas rekomandimit të mjekut pediatër.
• Të ushqehet vazhdimisht fëmija dhe të monitorohet gjëndja e përgjithshme e tij përpara se t’I drejtoheni mjekut pediatër për ndihmë më të specializuar mjekësore.