Sherbimet Mjeksore

Testet laboratorike tek femijet

Testet laboratorike luajne nje rol vendimtar ne kujdesin shendetesor te femijeve, qe nga rritja dhe zhvillimi i pergjithshem i femijes deri te diagnostikimi, monitorimi dhe menaxhimi i patologjive te ndryshme. Nga ekzaminimet rutine si hemograma, bilanci biokimik deri te testet e specifike si testet gjenetike ofrojne nje pamje gjitheperfshirese te shendetit te nje femije.

pediatria

Hemograma

E njohur gjeresisht si gjaku komplet eshte ekzaminimi rutine me I shpeshte dhe hapi I pare qe vlereson shendetin e pergjithshem te nje femije si edhe diagnostikon nje sere kushtesh, duke perfshire anemine, infeksionet apo crregullimet e koagulimit te gjakut. Testi mat qelizat e kuqe te gjakut (eritrocitet), qelizat e bardha (leukocitet) dhe pllakezat e gjakut (trombocitet), duke ofruar njohuri per kapacitetin per te mbajtur oksigjen, sistemin imunitar te trupit dhe aftesine e koagulimit.

Bilanci biokimik I gjakut

Ketu perfshihen matja e glukozes, elektroliteve, markuesit e funksionit te veshkave, melcise, shpretkes, fshikezes se temthit. Keto teste jane thelbesore per identifikimin e crregullimeve metabolike, diabetit, semundjeve te veshkave dhe te melçise ne pacientet pediatrike. Per shembull, nivelet jonormale te glukozes ne gjak mund te detyrojne per te bere hulumtime te metejshme te patologjive si psh diabeti, ndersa enzimat e ngritura te melçise (si ALT dhe AST) mund te sugjerojne mosfunksionim te melçise.

Proteina C-reaktive (PCR)

eshte nje shenjues i inflamacionit ne trup. Nivelet e ngritura mund te tregojne infeksion ose inflamacion, duke ndihmuar ne diagnostikimin e infeksioneve bakteriale, çrregullimeve autoimune ose semundjet inflamatore. Shkalla e sedimentimit te eritrociteve (ESR): I ngjashem me PCR, ESR eshte nje shenjues i inflamacionit, qe mat shkallen me te cilen qelizat e kuqe te gjakut vendosen ne nje tub gjaku. Nivelet e ngritura te ESR mund te sugjerojne pranine e inflamacionit ose infeksionit.

Elektrolitet ne gjak

Nivelet e elektroliteve, duke perfshire natriumin, kaliumin dhe klorin jane jetike per ruajtjen e ekuilibrit te duhur te lengjeve dhe funksionit nervor. Crregullimet e tyre mund te ndodhin per shkak te dehidrimit, demtimit te veshkave ose medikamenteve te caktuara ndaj dhe monitorimi i ketyre niveleve eshte thelbesor per pacientet pediatrike.

Testet e koagulimit

Perfshijne kohen e protrombines (PT) dhe kohen e aktivizuar te pjesshme te tromboplastines (aPTT) permes te cilave vleresohet aftesia e gjakut per t'u koaguluar. Keto teste sherbejne ne monitorimin dhe menaxhimin e çrregullimeve te gjakderdhjes ose vleresimin e efekteve te medikamenteve qe ndikojne ne koagulimin e gjakut.

Ferritinemia

Matja e hekurit ne serum, ferritinemia dhe kapaciteti total lidhes i hekurit (TIBC), ndihmojne ne vleresimin e statusit te hekurit te femijes, prezencen e nje anemie ferrodeficitare, si edhe efektshmerine e mjekimit.

HbA1c

eshte nje tregues afatgjate i niveleve te glukozes ne gjak dhe perdoret zakonisht ne vendosjen perfundimtare te diagnoses se Diabetit Mellitus tip I (si lloji me I shpeshte I diabetit tek femijet) si edhe ne menaxhimin e tij.

Nivelet e vitamines D

Vitamina D eshte thelbesore per shendetin e kockave dhe zhvillimin e pergjithshem. Testimi i niveleve te vitamines D eshte veçanerisht I rendesishem tek femijet me ekspozim te kufizuar ne diell ose mangesi dietike, pasi nivelet e uleta mund te çojne ne kushte si rakitizmi ose te kontribuojne ne probleme muskuloskeletore.

Analiza e urines

eshte nje mjet i vlefshem per vleresimin e statusit te hidratimit, funksionit te veshkave dhe identifikimin e nje infeksioni te mundshem urinar. Komponentet kryesore te analizes se urines perfshijne vleresimin e ngjyres, qartesise, gravitetit specifik, pH, proteinave, glukozes, ketoneve dhe pranise se qelizave ose baktereve.

Testet e funksionit te tiroides (TSH, FT3, FT4)

Vleresojne aftesine e gjendres tiroide per te prodhuar hormone qe rregullojne metabolizmin, rritjen, zhvillimin konjitiv te femijes. Nivelet jonormale te ketyre hormoneve mund te tregojne nje tiroide joaktive ose teper aktive, qe kerkon nderhyrjen e duhur mjekesore.

Testet e alergjive

Keto teste mund te perfshijne teste te lekures ose teste gjaku (teste specifike IgE) per te zbuluar ndjeshmerine ndaj alergeneve te zakonshem si poleni, pluhurat apo ushqime te caktuara. Te kuptuarit e alergjive te nje femije eshte esenciale per zhvillimin e planeve efektive te trajtimit dhe shmangien e alergeneve qe mund te shkaktojne problematika ne sistemin respirator, te lekures ose gastrointestinal. Testimi i alergjise eshte veçanerisht i rendesishem per femijet me nje histori familjare te alergjive ose astmes.

Testimi Gjenetik

Perparimet ne testimin gjenetik kane revolucionarizuar mjekesine duke lejuar te identifikohen çrregullimet gjenetike qe ne fillim te jetes se nje femije. Testet e Screening neonatal gjithnje e me teper po kryhen ne menyre rutinore per te zbuluar kushte te tilla si fenilketonuria (PKU), fibroza cistike, crregullimet hematologjike,deficencat enzimatike apo crregullimet e tiroides. Testimi gjenetik mund te perdoret gjithashtu per qellime diagnostikuese ne rastet kur nje femije shfaq vonesa ne zhvillim, aftesi te kufizuara intelektuale ose anomali te lindura.
pediatria-1