Sherbimet Mjeksore

Patologjite me te shpeshta gjate stines se dimrit

Gjate stines se dimrit mbizoterojne kryesisht problematikat e traktit respirator, megjithate kjo nuk do te thote qe nuk mund te kemi edhe mbivendosje midis diagnozash.

pediatria

Laringotrakeobronkiti akut

I njohur edhe si krupi viral I dedikohet semundjes subglotike te shkaktuar nga viruset kryesisht Parainfluenzae, Adenovirus, RSV, Mykoplazma. Prek kryesisht femijet e moshes 3 muaj deri ne 5 vjec. Zakonisht paraprihet nga nje infeksion tjeter I traktit respirator, pasohet nga kolla e ashper, ngjirja e zerit dhe veshtiresi ne frymemarrje, e cila theksohet shume gjate nates, cianoze. Kerkon nje trajtim te menjehershem mjekesor dhe dekursi I semundjes eshte I mire.

Krupi spazmodik

I ngjashem ne klinike me krupin viral, me shkaktare kryesisht virale, alergjike dhe/ose psikologjike. Karakterizohet nga episode te stridorit akut gjate nates ne femije qe kane qene ne dukje te shendetshem. Femija zgjohet naten nga nje kolle te ashper si lehje qeni, nuk ka temperature. Shenjat pakesohen brenda disa oresh dhe shpeshhere nxjerrja e femijes jashte ne ajrin e fresket te nates ndepret episodin.

Epiglotiti akut

eshte nje emergjence mjekesore qe mund te jete fatal nese nuk nderhyhet ne kohe. Shkaktari eshte Hemophylus Influenzae tipi B. Fillon menjehere me temperature te larte, dhimbje fyti, veshtiresi ne frymemarrje. Femija qendron I perkulur para me gojen e hapur, me nje pamje toksike.

Bronkioliti

Semundje akute kryesisht virale tek femijet nen 3 vjec me shkaktare ne pjesen derrmuese te rasteve RSV. Faktore risku jane mosha e vogel, prematuriteti, frekuentimi i cerdheve, kopshteve, ambienteve te mbyllura, te paajrosura mire apo prania e patologjive te tjera bashkeshoqeruese. Karakterizohet nga temperature, rrufe, kolle te cilat perkeqesohen me kalimin e oreve ku fillon fishkellima dhe dispnea. Quhen edhe “fishkellyesit e lumtur”.

Bronkopneumonia dhe Pneumonia

Jane inflamacione te bronkeve dhe/ose te mushkerise me shkaktare virale si: RSV, Influenzae, Enteroviruset, Coronaviruse, Herpes Viruset, CMV, Fruthi apo Rubeola dhe shkaktare bakteriale si Streptokoku I grupit B, Klebsiella Pneumonie, Mykoplazma Pneumonie etj. Vazhdon te mbetet nje shkak I rendesishem morbiditeti jo vetem ne vendet e pazhvilluara, por edhe ne ato te industrializuara. Perben rreth 13% te te gjitha infeksioneve ne femije me pak se 2 vjec. Simptomatika eshte e variueshme dhe lidhet me grupmoshen e prekur, patologjite shoqeruese, kushtet social-ekonomike etj. Shenjat kryesore jane temperature e larte, kolle, veshtiresi ne frymemarrje, veshtiresi ne ushqyerje te te porsalindurit, takipne, takikardi.

Infeksionet urinare

Mund te jene te pranishme gjate gjithe vitit, megjithate eshte verejtuur se nje incidence me te madhe e kane kryesisht ne stinen e dimrit dhe grupmosha me e prekur eshte mosha parashkollore, vecanerisht 2-4 vjec. Si shkaktar kryesor eshte Escherichia Coli dhe femrat jane me te prekura sesa meshkujt, kjo per shkak edhe te anatomise se tyre dhe afersise me te madhe me anusin. Tek femijet e vegjel shenja e pare mbetet nje temperature e larte, me/pa frisone, ndersa te femijet pak me te rritur mund te ankohen per dhimbje barku, dhimbje, djegie gjate urinimit, urinim te shpeshte apo me pika.
Cardiovascular Picture