Si matet obeziteti?
Teknikat që përdoren janë:• Matja e BMI : Nje vlerë e BMI midis percentilit të 85-95-të për moshën përkatëse konsiderohet si mbipeshë dhe mbi percentilin e 95-të konsiderohet obezitet.
• Matja e trashësisë së lëkurës skapulare
• Matja e perimetrit abdominal
• DXA (absorbim dyfish I rrezeve X)
Klasifikimi I obezitetit në fëmijë
Obeziteti Primar njihet dhe si obeziteti ekzogjen ose i thjeshtë, është shumë më i shpeshtë, formëzohet nga bashkëveprimi i faktorëve gjenetik, biologjik, psikologjik, socialkulturor dhe faktorëve ambientalë. Faktorët që predispozojnë janë:• obeziteti prindëror: nëse një prind është obez ka 50% shanse që fëmija i tij të jetë obez, nëse të dy prindërit janë obezë ka 70% shanse që fëmija tyre të jetë obëz, nëse asnjë prind nuk është obez ka 10 % shans që fëmija të jetë obez
• shtim i theksuar i peshës së nënës gjatë gravidancës
• duhanpirja e nënës gjatë gravidancës dhe ekzpozimi ndaj duhanpirjes në vazhdimësi I këtij fëmije
• ekzpozimi intrauterin ndaj diabetit maternal
• peshë e madhe në lindje ose peshë e vogël në lindje por me nje rritje te shpejtë të peshës gjatë muajve të parë të jetës
• ushqyerja me formulë
• edukimi prindëror dhe të ardhurat familjare
Obeziteti Sekondar është rezultat i sindromave gjenetike si Prader Willi; sëmundje të sistemit nervor qëndror si obeziteti hipotalamik; crregullime endocrine si hipotiroidizmi, pseudohipoparatiroidizmi; Sindroma Cushing, puberteti prekoks; imobilizimi si psh paraliza cerebrale, spina bifida,ose përdorimi I medikamenteve si steroidet, antikonvulsantët
Komplikacionet afatshkurta të obezitetit
Te një fëmijë obezë për shkak të kalorive të tepërta të marra, zhvillohet insulinorezistenca që rrjedhimisht con në hiperinsulinemi , e cila bën që të kemi akumulim selektiv indor të makrofagëve, rritje të citokinave proinflamatore si Leptina, IL6, TNF α duke cuar ne kardiomegali; probleme ortopedike; inflamacion kronik: hepar steatozik, I cili mund të progresojë në steatozë të heparit, cirrozë dhe më rrallë tek fëmijët në insuficencë hepatike.Komplikacionet afatgjata : Kryesorja mbetet Diabeti Mellitus tip II, I cili konsiderohet si shkaku I 5-të I vdekjeve në botë, me një incidencë që vjen duke u rritur cdo ditë dhe duke u bërë cështja më sfiduese e Shëndetit Publik për shekullin e 21-të. Te tjera komplikacione vlen të përmenden Dislipidemite, Hipertensioni arterial apo Apneja obstruktive e gjumit,
REKOMANDIME PËR PARANDALIMIN E OBEZITETIT
• Identifimi dhe gjurmimi I pacientëve me risk për obezitet• Kalkulimi dhe plotësimi i BMI të paktën një herë në vit për të gjithë fëmijët dhe adoleshentët • Inkurajimi dhe mbështetja e ushqyerjes me gji
• Promovimi i ushqimeve të shëndetshme, i aktivitetit fizik
• Kufizimi i qëndrimit përpara televizorit
• Njohja dhe monitorimi i ndyshimeve të faktorëve te riskut për sëmundje kronike adulte që shoqërojnë obezitetin
Trajtimi i obezitetit
Parime të përgjithshme• Fëmijët janë në rritje ndaj dhe kufizimi i kalorive apo humbja në peshë mund të jetë dëmtuese. Ndaj dhe dieta është gjithmonë moshë-specifike. Humbja në peshë këshillohet vetëm në fëmijë më ndërlikime serioze nga mbipesha. Humbja në peshë duhet të jetë e ngadaltë me 0.5 kg ose e më pak në javë. Si objektiv duhet të jetë rënie 10 % të peshës për 3 muaj
• Ushqim I shumëllojshëm,marrje e balancuar të kalorive, eleminimi I snacks, I ushqimeve te gatshme,
• Promovim I aktivitetit fizik në shtëpi, shkolla, komunitete
Rekomandimet e ushqyerjes në grupmoshën 0-6 muajsh
• Deri në moshën 6 muajsh ushqyerja duhet te jetë vetem qumësht: gji ose formulë• Infantët pre-term kanë të nevojshme dhënien e suplementeve të hekurit nga java 4-8 të jetës.
• Rekomandohet dhënia e Vitaminës D 400 UI / ditë
Rekomandimet e ushqyerjes në grupmoshën 6 muajsh- 12 muajsh
• Vazhdimi i ushqyerjes me gji duhet inkurajuar• Qumështi i lopës të shmanget deri ne 12 muajsh
• Prezantimi i ushqimeve solide duhet bërë minimalisht pas moshës 17 javëshe, ndërkohë që ushqyerja me qumësht gjiri ose formulë duhet të vazhdojë
• Prezantimi i një game të gjërë të ushqimeve solide nga të 5 grupet ushqimore ( drithëra, bulmet, mish,fruta, perime)
• Te shmangen produktet me probabilitet të lartë alergjie si frutat e detit, kikirikët,mjalti, frutat e thata
• Nuk duhet të përdoren ushqime me shtesa kripe dhe sheqeri
Rekomandime të ushqyerjes në fëmijë mbi 1 vjec
• Dietë e larmishme• Formëzim I sjelljeve positive në lidhje me ushqyerjen e shëndetshme
• Pijet e sheqerosura dhe lëngjet e frutave duhet të shmangen ose të limitohen
• Të mos përdoren produkte që përmbajnë kafe apo kafeinë
• Të promovohet aktiviteti fizik
Trajtmi me barna i obezitetit rekomandohet vetëm në ndërlikime të rënda të sëmundjes. Si rregull NUK duhet te përdoren në fëmijë për shkak të efekteve anësore, rreziqeve te paqarta. Ndër medikamentet që përdoren mund te përmendim : Topiramatin, Naltrexon, GLP-1 Receptor Agonist, Metformin, Orlistat