Gurët në veshka janë disa masa të ngurta të përbëra nga kristale. Zakonisht ato krijohen fillimisht në veshkat tuaja, megjithatë, ato mund të zhvillohen kudo përgjatë traktit tuaj urinar, i cili përbëhet nga këto pjesë: veshkat, ureterët, fshikëza dhe uretra. Gurët në veshka mund të bëhen vërtet të dhimbshëm. Në këtë artikull do të mësoni gjithçka duhet të dini rreth simptomave, shkaqeve dhe trajtimeve të mundshme për gurët në veshka.
Shkaqet e gurëve në veshka
Shkaqet e gurëve në veshka ndryshojnë sipas llojit të kristaleve nga të cilat ato përbëhen.Llojet e ndryshme të kristaleve përfshijnë:
Kalciumi
Gurët e krijuar nga kristalet e kalciumit janë më të zakonshmit. Ato shpesh përbëhen nga oksalati i kalciumit, megjithëse mund të përbëhen nga fosfat kalciumi ose maleat. Ngrënia e më pak ushqimeve të pasura me oksalate mund të zvogëlojë rrezikun e zhvillimit të këtij lloji të gurëve.Ushqimet me përmbajtje të lartë të oksalateve përfshijnë:
• patate të skuqura
• kikirikët
• çokollata
• spinaq
Acidi urik
Kyi është lloji i dytë më i zakonshëm i gurëve në veshka. Ato mund të shfaqen tek njerëzit me diabet, obezitet apo lloje të tjera të sindromës metabolike.Ky lloj guri zhvillohet kur urina është shumë acide. Një dietë e pasur me purinë, një substancë pa ngjyrë në proteinat shtazore, si peshku, butakët dhe mishi, mund të rrisë nivelin acidik të urinës.
Struvit
Ky lloj guri gjendet kryesisht tek personat me infeksione të traktit urinar (UTI). Këta gurë mund të jenë të mëdhenj dhe të shkaktojnë probleme me urinimin. Gurët e struvitit vijnë nga një infeksion i veshkave. Trajtimi i rregullt dhe në kohë i infeksioneve mund të parandalojë zhvillimin e gurëve të struvitit.Cistina
Rreth 1 në 7000 njerëzëve në mbarë botën u krijohen gurë cistine në veshka. Ato shfaqen si te meshkujt ashtu edhe te femrat që kanë çrregullimin gjenetik cistinuria. Në këto raste cistina, një acid që gjendet natyrshëm në trup, rrjedh nga veshkat në urinë. Simptomat dhe shenjat e gurëve në veshka Gurët në veshka mund të shkaktojnë dhimbje të forta. Simptomat e gurëve në veshka mund të mos shfaqen derisa guri të fillojë të lëvizë poshtë ureterëve. Kjo dhimbje e fortë quhet dhimbje barku renale. Ju mund të përjetoni dhimbje në njërën anë të shpinës ose barkut. Tek meshkujt, dhimbja mund të përhapet në zonën e ijeve. Dhimbja ndonjëherë vjen dhe ikën, por mund të jetë shumë intensive.Simptoma të tjera të gurëve në veshka mund të përfshijnë:
• gjak në urinë (urinë e kuqe, rozë ose kafe)
• të vjella
• të përziera
• urinë e zbardhur ose me erë të keqe
• të dridhura
• ethe
• nevoja e shpeshtë për të urinuar
• sasi të vogla të urinës
Në rastet kur gurët në veshka janë të vegjët ju mund të mos keni dhimbje ose simptoma të tjera pasi guri kalon lehtësisht nëpër traktin urinar. Shkaqet e gurëve në veshka Gurët në veshka kanë më shumë gjasa të shfaqen te njerëzit e moshës 20 deri në 50 vjeç. Faktorë të ndryshëm mund të rrisin rrezikun e zhvillimit të gurëve në veshka. Gjinia gjithashtu luan një rol në formimin e tyre. Më shumë burra sesa gra zhvillojnë gurë në veshka, sipas Institutit Kombëtar të Diabetit dhe Sëmundjeve Digjestive dhe Veshkave (NIDDK). Nëse keni pasur më parë gurë në veshka, shanset që t’ju formohen përsëri janë më të larta. Po kështu, një tjetër faktor risku është të pasurit familjarë me gurë në veshka.
Faktorë të tjerë rreziku përfshijnë:
• dehidratimi
• obeziteti
• një dietë me nivele të larta të proteinave, kripës ose glukozës
• operacioni i bypass-it të stomakut
• sëmundjet inflamatore të zorrëve që rrisin përthithjen e kalciumit
• marrja e medikamenteve të tilla si diuretikë si triamtereni, ilaçet kundër konvulsioneve dhe antacide me bazë kalciumi
Trajtime për gurët në veshka
Trajtimet për gurët në veshka përshtaten sipas llojeve të tyre. Si fillim, kryhen analizat e urinës si dhe mblidhen disa gurë për ekzaminim. Pirja e gjashtë deri në tetë gotave ujë në ditë nxit urinimin e shpeshtë gjatë ditës. Njerëzit që janë të dehidratuar ose kanë të përziera dhe të vjella mund të kenë nevojë për marrjen e lëngjeve me anë të serumeve.Opsione të tjera trajtimi përfshijnë:
• Medikamente
• Lehtësimi i dhimbjeve mund të kërkojë medikamente me recetë. Po ashtu, prania e infeksioneve kërkon trajtim me antibiotikë. Medikamente të ndryshme përfshijnë:
• allopurinol (Zyloprim) për gurët e acidit urik
• diuretikët tiazidë për të parandaluar formimin e gurëve të kalciumit
• bikarbonat natriumi ose citrat natriumi për uljen e aciditetit të urinës
• tretësirat e fosforit për të parandaluar formimin e gurëve të kalciumit
• ibuprofen (Advil) për dhimbje
• acetaminofen (Tylenol) për dhimbje
• naproksen sodium (Aleve) për dhimbje
• Litotripsi
Litotripsia ekstrakorporale me valë goditëse përdor valët e zërit për të copëtuar gurët e mëdhenj në veshka në mënyrë që ata të kalojnë më lehtë ureterët në fshikëzën tuaj. Kjo procedurë mund të kërkojë anestezi, duke qenë se mund të shkaktojë mavijosje në bark dhe shpinë apo gjakderdhje rreth veshkave dhe organeve të tjera afër. • Nefrolitotomia perkutane
Gjatë kësaj procedure kirurgu heq gurët përmes një prerjeje të vogël në shpinë. Personat mund të ketë nevojë për këtë ndërhyrje në raste kur:
o guri shkakton pengesë gjatë urinimit, infeksion apo dëmtim në veshka
o guri është zmadhuar shumë për të kaluar përmes traktit urinar
o dhimbjet janë të padurueshme
• Ureteroskopia
Kur një gur ngec në ureter ose fshikëz, mjeku juaj mund të përdorë një instrument të quajtur ureteroskop për ta hequr atë. Një tel i vogël pajisur me një kamerë futet në uretër dhe kalon përmes fshikëzës. Më pas mjeku përdor një pajisje kapëse të vogël për të tërhequr gurin dhe për ta hequr atë. Guri më pas dërgohet në laborator për analizë.
Si mund të përballoni dhimbjen e gurëve në veshka?
Kalimi i një guri në veshka mund të shkaktojë dhimbje dhe parehati. Mjeku juaj mund të rekomandojë marrjen e një qetësuesi dhimbjeje pa recetë, si acetaminofeni ose ibuprofeni, për të ndihmuar në lehtesimin e simptomave. Për dhimbje të forta, mjeku juaj mund t’ju japë disa medikamente me recetë ose të injektojë një ilaç anti-inflamator, siç është ketorolaci (Toradol). Kura të tjera popullore mund t’ju lehtësojnë për një kohë të shkurtër simptomat. Për shembull mund të provoni të bëni një banjë ose dush të nxehtë ose të vendosni një jastëk me ngrohje në zonën e prekur. Kalimi i gurëve në veshka Kalimi i gurëve në veshka është një proces që zakonisht ndodh në faza gjatë një periudhe prej disa javësh.Faza 1: Pas fromimit të gurëve në veshka, ju mund të përjetoni spazma ndërsa veshkat tuaja përpiqen të largojnë gurin. Kjo mund të shkaktojë dhimbje të forta të cilat shkojnë e vijnë.
Faza 2: Guri hyn në ureter, i cili është tubi që lidh veshkat me fshikëzën. Në varësi të madhësisë së gurit, kjo fazë mund të shkaktojë dhimbje dhe presion intensiv.
Faza 3: Sapo guri të ketë arritur në fshikëz, pjesa më e madhe e dhimbjes do të zvogëlohet. Presioni në fshikëz dhe nevoja për të urinuar mund të shtohen. Në disa raste, guri mund të ngecë përkohësisht në hapjen e uretrës, gjë që mund të bllokojë rrjedhën e urinës.
v Faza 4: Pasi guri ka arritur në uretër, duhet të shtyni fort për ta kaluar atë jashtë përmes urinës.
Në përgjithësi, gurët e vegjël mund të kalojnë brenda 1-2 javësh, shpesh pa asnjë trajtim. Gurëve më të mëdhenj mund t’iu duhen 2-3 javë për të lëvizur nëpër veshka dhe në fshikëz. Gurët që nuk kalojnë vetë brenda 4 javësh zakonisht kërkojnë trajtim mjekësor. Kur duhet të kontaktoni mjekun? Në shumë raste, gurët e vegjël në veshka mund të kalojnë vetë dhe nuk kërkojnë ndonjë trajtim.
Nëse jeni në gjendje të përballoni dhimbjen me medikamente pa recetë dhe nuk keni ndonjë shenjë infeksioni ose simptoma të rënda si nauze ose të vjella, mund të mos keni nevojë për trajtim. Megjithatë, nëse përjetoni ndonjë nga simptomat e mëposhtme, duhet të kërkoni kujdes të menjëhershëm mjekësor:
• gjak në urine
• ethe
• të dridhura
• urinë e turbullt ose me erë të keqe
• të vjella
• dhimbje të forta në shpinë ose në anën tuaj
• dhimbje ose djegie kur urinoni
• vështirësi në urinim
Nëse keni gurë të përsëritur në veshka, duhet të flisni me mjekun tuaj edhe nëse simptomat zhduken pa trajtim. Mjeku juaj mund t’ju ndihmojë me krijimin e një kure të vazhdueshme për të parandaluar formimin e gurëve në veshka dhe për t’ju mbrojtur kundër ndërlikimeve të mundshme.