Shenjat
Shenjat e impotences perfshijne cregullimet e vazhdueshme te meposhteme:
- Veshtiresia per te patur nje ereksion
- Veshtiresia per ta mbajtur gjate ereksionin
- Ulja e deshires seksuale
- Shkaqet mjeksore, vecanerisht diabeti dhe semundjet e zemres.
- Perdorimi i duhanit i cili kufizon rrjedhjen e gjakut ne venat dhe arteriet. Me kalimin e kohes duhani mund te shkaktoje semundje kronike te cilat nga ana e tyre te shpien ne impotence.
- Mbipesha sidomos obeziteti.
- Disa trajtime mjeksore si kirurgjia e prostates ose radioterapia per kancer te prostates.
- Plagosjet sidomos kur demtohen nervat qe kontrollojne ereksionin.
- Medikamentet, ku mund te perfshihen antidepresantet, antihistaminiket, ato qe ulin tensionin e gjakut, ilacet kunder dhimbjeve ose ato qe perdoren per kancerin e prostates.
- Faktoret psikologjike, sic jane stresi, ankthi ose depresioni.
- Perdorimi i droges dhe alkoolit, sidomos ne ata qe e perdorin per nje kohe te gjate ose ne sasi te madhe.
- Perdorimi per nje kohe te gjate i bicikletes, i cili mund te shtype nervat si dhe te cregulloje rrjedhjen e gjakut ne penis, mund te jape impotence te perkoheshme.
Pasojat qe mund te shoqerojne impotencen jane:
- Nje jete seksuale qe s’jep kenaqesi
- Stres ose ankth
- Nenvleresim i vetvetes
- Probleme martesore ose me partneren
- Paaftesi per te lene shtatzane partneren
Per shume meshkuj eshte e mjaftueshme nje ekzaminim fizik dhe marrja e histories se semundjes para dhenies se mjekimit. Nese mjeku dyshon per perfshirje te semundjeve te tjera, ose kur i semuri ka semundje kronike, atehere mund te kerkohen analiza dhe ekzaminime te tjera.
Ne keto ekzaminime perfshihen:
- Ekzaminimi fizik: me kete nenkuptohet kontrolli i kujdesshem i penisit, testikujve dhe kontrolli i ndjeshmerise se nervave.
- Analizat e gjakut. Kjo duhet per te pare nese ka shenja te semundjeve te zemres, diabetit, nivel te ulet te testosteronit (hormon mashkullor) dhe probleme te tjera shendetesore.
- Analizat e urines. Ashtu si analizat e gjakut duhet per te pare shenjat e diabetit ose semundje te tjera.
- Eko. Perdoret per te kontrolluar qarkullimin e gjakut ne penis. Nganjehere ajo kryhet ne kombinim me injektimin e medikamenteve brenda ne penis per te percaktuar nese rritet normalisht qarkullimi i gjakut mbas injeksionit.
- Kontrolli i ereksionit gjate nates. Shumica e meshkujve kane ereksione gjate kohes se gjumit por qe nuk e kujtojne ate. Ky ekzaminim i thjeshte konsiston ne vendosjen e nje shiriti perreth penisit para se te shkojne ne shtrat. Nese shiriti rezulton i shkeputur ne mengjes, kjo tregon qe ka patur ereksion disa here gjate nates. Kjo tregon qe shkaku i impotences eshte kryesisht psikologjik dhe jo fizik.
- Ekzaminime psikologjike. Mjeku mund te beje pyetje per te zbuluar shenja te depresionit ose te problemeve te tjera psikologjike qe mund te jene shkaktare te impotences.
Impotenca mjekohet me menyra te ndryshme ku perfshihen: medikamente qe meren nga goja, terapia e seksit, injeksionet ne penis, aparatet me vakum, perdorimi i medikamenteve brenda kanalit te urines (uretres), dhe nderhyrja kirurgjikale. Cdo menyre ka te mirat dhe te keqiat e saj. Gjeja e pare qe behet eshte zbulimi dhe mjekimi ne menyre te pershtashme i ndonje patologjie te fshehur qe ka shkaktuar impotencen.
TRAJTIMET JO KIRURGJIKALE
Edukimi dhe komunikimi per seksin, sjelljet seksuale, dhe reagimet seksuale mund te ndihmojne ne kapercimin e ankthit ne lidhje me cregullimet seksuale
Procedurat urologjike
Eko e aparatit urinar Eko eshte nje ekzaminim i thjeshte, i pa dhimbshem, pa efekte anesore. Ne rastin e aparatit urinar ajo vlereson gjendjen e veshkave, vezikes urinare, prostates dhe te testikujve. Pacientit i kerkohet te kete pire uje ne sasi te bollshme para ekzaminimit ne menyre qe vezika te jete e mbushur plot. Procedura kryhet duke vendosur dhe levizur nje sonde mbi lekure, ne vendin e organit qe do te ekzaminohet.
Eko e veshkes
Nje veshke normale ka forme dhe madhesi te caktuar. Me Eko maten dimensionet e saj dhe zbulohen semundje te ndryshme si:
- masa tumorale ose ciste.
- gure te thjeshte ose gure qe kane dhene zgjerim te veshkes e cila varion nga nje shkalle e lehte deri ne ate te rende qe quhet hidronefroze.
- deformim i veshkes si rezultat i infeksionit.
- semundje te lindura te veshkes si veshke policistike, zgjerim i pielonit, mungese e njeres veshke (agenezi), etj.
Ky ekzaminim qe kryet nepermjet barkut (transabdominal) zbulon anomali ose patologji te vezikes urinare. Eshte e domosdoshme qe vezika te jete e mbushur mire me urine. Me ane te ekos mund te matet sasia e urines. Ajo behet ne fillim te ekzaminimit kur vezika eshte plot me urine dhe perseritet ne fund te tij mbasi pacienti te kete urinuar. Normalisht vezika zbrazet plotesisht. Nese menjehere pas urinimit mbetet nje sasi urine ne vezike, kjo quhet urine e mbetur (reziduale) dhe mund te tregoje nje bllokim akut ose kronik te vezikes, njekohesisht zbulohen patologji te ndryshme si:
- tumore (kancer, papiloma)
- gure
- inflamacione si cistiti
- anomali te lindura si ureterocela etj.
- percaktohen dimensionet dhe vellimi i gjendres se prostates, zmadhimin e saj
- kalcifikime ose gure ne te qe sugjerojne nje inflamacion kronik,
- imazhe hipoekogene qe te orientojne drejt nje kanceri te prostates.
- Ciste dhe abscese ne te, etj.
Eko transrektale eshte nje ekzaminim qe kryet ne kushte ambulatore dhe zgjat 5 deri 15 minuta e cila perdor vale zanore per te krijuar imazhin e gjendres se prostates qe transmetohen ne kompjuter. Ne rektum futet nje sonde e vogel e lubrifikuar qe prek prostaten duke emetuar vale. Kjo procedure eshte kryesisht e pa dhimbshme. Imazhet e prostates normale jane te ndryshme nga ato te semundjeve te saj.
Me anen e Eko transrektale vellimi i prostates percaktohet me sakte sesa me Eko transabdominale (nga barku).Kjo perdoret per te diagnostikuar:
- kancerin e prostates ne paciente me PSA te rritur ose kur ka dyshime mbas nje ekzaminimi te prostates me gisht nepermjet rektumit.
- semundje inflamatore te prostates si prostatiti akut ose kronik, absese, gure etj.
- si dhe ndihmon ne gjetjet e shkakut te infertlitetit duke kontrolluar vezikulat seminale.
- Perdorimi me i rendesishem i saj eshte ai ne lokalizimin e sakte te fushes ku do meret biopsia e prostates.
- PSA eshte me larte se treguesi normal per moshen perkatese,
- mjeku prek ndonje formacion te dyshimte gjate ekzaminimit me gisht nga rektumi,
- nje biopsi e me parshme ka rezultuar normal, por PSA vazhdon te jete e larte,
Biopsia e vezikes urinare quhet procedura me ane te se ciles meret nje cope e vogel indi nga vezika per tu ekzaminuar ne laborator me ane te mikroskopit. Kur kerkohet biopsia e vezikes:
- kur dyshohet per kancer ne vezike
- kur ka gjak ne urine
- kur ka nje anomali ne vezike si; ineksion, ulcera
- kur ka urinim te shpeshte