Sherbimet Mjeksore

Menopauza

Menopauza e hershme ndodh kur menstruacionet e nje gruaje ndalojne para moshes 45 vjeç. Mund te ndodhe natyrshem, ose si efekt anesor i disa trajtimeve.
Per shumicen e grave, menopauza fillon midis moshes 45 dhe 55 vjeç.
Nese jeni nen 45 vjeç dhe keni vene re se periodat tuaja rrallohen ose ndalojne, duhet te flisni me mjekun.

kistet-ne-vezore-trajtimi

Shkaqet e menopauzes se hershme


1. Insuficienca ovariale

Menopauza e hershme mund te ndodhe natyrshem nese vezoret e nje gruaje ndalojne se prodhuari nivele normale te disa hormoneve, veçanerisht te hormonit estrogjen. Shkaku i Insuficiences te parakohshem te vezoreve eshte shpesh i panjohur, por ne disa gra mund te shkaktohet nga:
  • Anomalite e kromozomeve – si per shembull tek grate me sindromen Turner
  • Nje semundje autoimune – ku sistemi imunitar fillon te sulmoje indet e trupit
  • Infeksione te caktuara, te tilla si tuberkulozi, malaria dhe parotitis - por kjo eshte shume e rralle

2. Trajtimet e kancerit

Radioterapia dhe kimioterapia mund te shkaktojne deshtim te parakohshem te vezoreve. Kjo mund te jete e perhershme ose e perkohshme.

3. Histerectomia dhe Ovarectomia

Heqja kirurgjikale e te dy vezoreve do te sjelle gjithashtu menopauze te parakohshme ose te hershme. Per shembull, vezoret mund te kene nevoje te hiqen gjate nje histerektomie (nje operacion per te hequr mitren).

Simptomat e menopauzes se hershme

Simptoma kryesore e menopauzes se hershme eshte qe periodat te behen te rralla ose te ndalen fare pa ndonje arsye tjeter (siç eshte shtatzenia).
Disa gra gjithashtu mund te kene simptoma te tjera tipike te menopauzes, duke perfshire:
  • Afshet e nxehta
  • Djersitje gjate nates
  • Thatesi vaginale
  • Pagjumesi
  • Ulje te humorit ose ankth
  • Ulje e deshires seksuale
  • Probleme me kujtesen dhe perqendrimin

Diagnoza

Diagnostifikimi i menopauzes se hershme ose te parakohshme mund te perfshije:
  • Shenjat dhe simptomat per rregullsine e ciklit menstrual
  • Histori familjare te menopauzes ne moshe te hershme.
  • Nje test gjaku per te pare nivelet e hormoneve FSH (hormoni folikulo stimulus ), Estrogjeni, TSH (hormoni stimulus i tiroides )
Njerezit te cilet nuk kane pasur nje periudhe menstruale per 12 muaj rresht dhe nuk jane duke marre ndonje medikament qe mund te ndaloje menstruacionet, mund te kene arritur ne menopauze.

Rreziqet e menopauzes se parakohshme apo te hershme

Njerezit qe kalojne menopauzen heret kane tendence te kene simptoma me te renda te menopauzes. Keto simptoma mund te çojne ne mosfunksionim seksual ose humbje te intimitetit. Perveç kesaj, njerezit qe perjetojne menopauze te parakohshme ose te hershme kalojne me shume vite pa perfitimet e estrogjenit. Uljet te estrogjenit, tregojne rrisk me te madh per disa kushte shendetesore si:
  • Osteoporoza.
  • Semundjet e zemres.
  • Depresioni.
  • Semundje te ndryshme neurologjike si demenca dhe semundja e Parkinsonit.

Trajtimi

Duke qene nje gjendje fisiologjike, menopauza nuk ka nevoje per trajtim. Mjekimet konsistojne ne trajtimin e shenjave dhe simptomave per parandalimin e gjendjeve kronike qe mund te shfaqen.
  • Terapine e zevendesimit te hormoneve (HRT), zevendeson disa nga hormonet e humbura ne trupin tuaj. Kjo ndihmon ne reduktimin e simptomave dhe efekteve anesore te menopauzes dhe zvogelon rrezikun e kushteve shendetesore te shkaktuara nga menopauza e hershme ose e parakohshme.
  • Estrogjeni vaginal: Per mjekimin e tharjes vaginale, ne forme tabletash, unaza apo krem vaginal, Ky mjekim lokal ndihmon dhe lehtesimin e diskomfortit gjate marrdhenieve seksuale, si dhe te nje pjese cregullimive urinare.
  • Gabapentin (Neurontin). Perdoret per lehtesimin e afsheve ne grate qe nuk marin dot estrogjen si dhe ne grate qe vujane nga migrena